Event i kaluar
Thirrje për Ekspert: Mentorim dhe Facilitim të Ekipit Redaksional Rinor për Monitorimin e Burimeve Publike në Lezhë
Rreth këtij eventi
Thirrje për Ekspert: Mentorim dhe Facilitim të Ekipit Redaksional Rinor në Lezhë
Hand to Hand Against Nation Apathy (H.A.N.A) kërkon një ekspert për të mentoruar dhe facilituar një Ekip Redaksional Rinor në kuadër të projektit "Youth Reports – Itinerary of Public Money in Lezha Municipality." Eksperti do të mentorojë të rinjtë në gazetari qytetare dhe monitorim të burimeve publike, duke zhvilluar përmbajtje mediatike si artikuj dhe podkaste mbi çështje lokale si menaxhimi i mbetjeve dhe investimet për të rinjtë. Ju lutem referojuni dokumentit e titulluar TOR në këtë postim. Afati i aplikimit: 20.09.2024 Dokumentet e nevojshme: CV, propozim i shkurtër dhe dokumente mbështetëse. Dërgoni aplikimin në info@hanacentre.org Bashkohuni me ne për të fuqizuar të rinjtë dhe angazhimin qytetar në Lezhë!