Kthehu te Eventet
Event i kaluar

Thirrje për Pjesëmarrës: Bëhu Pjesë e Ekipit të Redaksisë Rinore te H.A.N.A

Thirrje për Pjesëmarrës: Bëhu Pjesë e Ekipit të Redaksisë Rinore te H.A.N.A

Rreth këtij eventi

Je i apasionuar pas gazetarisë, avokimit qytetar dhe dëshiron të bësh ndryshim në komunitetin tënd? H.A.N.A po kërkon të rinj të motivuar për t’u bashkuar me Ekipin e Redaksisë Rinore si pjesë e projektit "Youth Reports – Itinerary of Public Money in Lezha Municipality." - ndërhyrje që mbështetet nga Programi BAT - i zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) me financim nga Bashkimi Evropian. Çfarë do të përfitosh?

  • Trajnim dhe mentorim në gazetari qytetare, hulumtim dhe monitorim të burimeve publike.
  • Mundësi për të krijuar artikuj dhe podkaste mbi tema kyçe si menaxhimi i mbetjeve, investimet për të rinjtë dhe buxhetimi i ndjeshëm ndaj gjinisë.
  • Një platformë për të shprehur zërin tënd dhe për të ndikuar në ndryshime pozitive në komunitet.

Kush mund të aplikojë?

  • Të rinjtë nga Lezha, të moshës 16-25 vjeç.
  • Të interesuarit për gazetari, aktivizëm dhe angazhim qytetar.

Si të aplikosh?

Dërgo një mesazh të shkurtër me:

  • Një prezantim tëndin (emri, mosha, dhe motivimi për t’u bashkuar).
  • Kontaktet e tua (email dhe numër telefoni).

Në email: info@hanacentre.orgBashkohuni me ne dhe bëhuni zëri i ndryshimit në komunitetin tuaj! Për më shumë informacion, kontaktoni në info@hanacentre.org, besmira.lekaj@hanacentre.org, fabjola.ndoj@hanacentre.org.