KËNDI I TRANSPARENCËS
Çdo pasqyrë financiare, auditim i jashtëm dhe raport vjetor që H.A.N.A. ka prodhuar nga 2018 publikohet këtu.
E publikojmë sepse kushdo që e financon këtë punë, ose jeton me rezultatet e saj, ka të drejtë të dijë se ku shkuan fondet.
PSE E PUBLIKOJMË
Pse një kënd transparence?
Në H.A.N.A., misioni jonë është të fuqizojmë të rinjtë dhe të nxisim participimin civil në Lezhë. Duke publikuar hapur financat, planet e projekteve, bashkëpunimet me donatorët dhe rezultatet e aktiviteteve në Këndin e Transparencës, tregojmë angazhimin tonë ndaj integritetit, respektojmë partneritetet dhe e ftojmë komunitetin në zemrën e procesit tonë. Ky seksion e riforcon se puna jonë nuk është vetëm mirëqëllimshme — është e verifikueshme, bashkëpunuese dhe e drejtuar nga impakti konkret.
Kemi thënë gjithmonë se H.A.N.A. i takon para së gjithash Lezhës, të rinjve që e mbushin hapësirën tonë me ide, familjeve që na besojnë dhe komunitetit që na ka shikuar të rritemi nga një ëndërr e vogël në një zë për rininë dhe llogaridhënien. Ndaj besojmë se e meritoni të shihni saktësisht si punojmë, si shpenzojmë dhe çfarë kemi ndërtuar bashkë. Kemi hapur çdo gjë — financat, auditimet, raportet e projekteve dhe përditësimet vjetore — për këdo që do të lexojë. Nuk kemi asgjë për të fshehur dhe çdo gjë për të ndarë, sepse çdo euro, çdo orë, çdo përpjekje ekziston për ju dhe me ju.
Mbështetësve tanë, të shkuar dhe të ardhshëm, kjo është mënyra tonë për të thënë: faleminderit që besuat në një ekip të vogël bazë që guxon të bëjë gjëra të madha për qytetin tonë.
IDENTITETI LIGJOR
Kush jemi, në letër
Të dhënat e regjistrimit, saktësisht si janë depozituara pranë autoriteteve shqiptare.
- Emri i plotë ligjor
- Qendra “Hand to Hand Against Nation Apathy” — “H.A.N.A.”
- Forma ligjore
- OJF — Organizatë jo fitimprurëse
- NIPT
- L87818571F
- Vendi i regjistrimit
- Shqipëri
- Data e krijimit
- 1 mars 2018
- Adresa e selisë
- Lagja Beslidhja, rruga Luigj Gurakuqi, pall. nr. 130, kati I, Lezhë
- Auditimi i jashtëm
- Auditohet nga ACA Margjeka sh.p.k.; raportet publikohen më poshtë
DOKUMENTE
Dokumente sipas vitit
Çdo pasqyrë financiare, auditim i pavarur dhe raport vjetor, i etiketuar sipas vitit dhe llojit — dhe i shkarkueshëm.
2024
Financial Statement 2024
Pasqyra financiare · Për të gjithë organizatën
2023
Financial Statement 2023
Pasqyra financiare · Për të gjithë organizatën
2022
Financial Statement 2022
Pasqyra financiare · Për të gjithë organizatën
2021
Financial Statement 2021
Pasqyra financiare · Për të gjithë organizatën
2020
Financial Statement 2020
Pasqyra financiare · Për të gjithë organizatën